Aktualitet

Ministri i Energjitikës, Gjiknuri: OSHEE nuk do të privatizohet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” është shprehur se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vazhdojë të administrohet publikisht dhe nuk do të privatizohet nga kjo qeveri.

Fragment nga intervista:

Tare: Opsioni shtetëzim nuk është opsion?

Gjiknuri: Për mendimin tim nuk është opsion dhe nuk shkon në trendin e kohës.

OSHEE për momentin do të vazhdojë të administrohet publikisht. Privatizimet në sektorët strategjik janë të suksesshme kur ka sistem rregullator të qartë.

K.H/ tiranapost.al