• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ministrat e Ramës raportojnë masat: 2200 forca policie në terren. Jemi të gjithë në këmbë


    Në mbledhjen e jashtëzakonshme që po zhvillon kabineti i qeverisë pas mesnate ministrat e qeverisë Rama raportuan pasojat e tërmeteve dhe masat që janë marrë.

    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka: Dëmet e banesave

    “Ka pasur 105 persona të lënduar. Këto lëndime kanë ardhur si pasojë e situatës së frikës dhe nxitimit për të lënë banesat. Në qarkun e Tiranës kemi 293 banesa të dëmtuara, 20 pallate të plasaritura; në Durrës 185 banesa me dëmtime, 5 pallate me krisje; në Elbasan- 24 banesa, 3 pallate; në Berat vetëm një banesë e dëmtuar; në Dibër 17 banesa të dëmtuara; në Fier 4 banesa të dëmtuara, puset e naftës atje janë të padëmtuara; në Lezhë 38 banesa, ndërsa në Vlorë 1 banesë”.

    Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj: Jemi të gjithë në këmbë

    “Është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji. Do vazhdojë gatishmëria e gjithë strukturave. Ne të gjithë jemi në këmbë. Të gjithë numrat e policisë janë në dispozicion. Janë rreth 2000 efektivë në terren dhe ka pasur 1261 telefonata që kanë qenë për situatën”.

    Ministrja e Kulturës, Elva Margariti

    “Asnjë nga muzetë nuk ka pasur dëmtime. Vetëm një objekt është dëmtuar. Me ndodhjen e tërmetit grupet e punës kanë shkuar për t’u ardhur në ndihmë turistëve që ndodheshin në qendrat e ndryshme kulturore”.

    Ministri i Turizmit, Blendi Klosi

    “Patëm inspektim me hotelet dhe janë në gjendje të lirë për të pritur klientët.”/ Tiranapost.al

    Rama mbledh qeverinë në mesnatë: Do të jemi me kapacitet të plotë

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]