Aktualitet

Ministrat e Jashtëm mblidhen në Luksemburg për negociatat, Hahn: Na presin diskutime të vështira, por shpresojmë për PO-në

Ministrat e Jashtëm mblidhen në Luksemburg për negociatat, Hahn:

Në orën 15:10 fillojnë diskutimet në Luksemburg për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një diskutim që bëhet mes ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së.

Para takimit, eurokomisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, ende në detyrë, Johhanes Hahn ka postuar një status në Twitter, ku shprehet se do ketë diskutime të vështira, por shpreson që dy vendet të marrin dritën jeshile. Për Hahn, ky është rasti për të provuar besueshmërinë  e KE ndaj Ballkanit Perëndimor.

Më poshtë lexoni statusin e plotë: 

"Një rast për të provuar besueshëmërinë e Këshillit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor. Disktutime të vështira përpara por shpresojmë marrjen e dritës së jeshile"./ Tiranapost.al. E.B