Aktualitet

Minatori nga Skype Ramës: Kthe pak timonin djathtas, se po ecën shumë majtas

Gjatë interpelancës me Sindikatën e Minatorëve, njëri prej tyre i ka thënë kryeministrit troç në sy që të kthejë pak timonin djathtas, sepse sipas tij po ecën shumë majtas.

Minatori: Të lutem kthe timonin djathtas se po ecën shumë majtas. Janë rritur shumë taksat, mezi po marrim ilaçet. Taksat janë të domosdoshme, por janë shumë të larta për shtresën në nevojë.

Rama: Po e nis nga kjo e fundit, se ka një keqkuptim të madh për këtë çështje. Sot në Shqipëri ka një dallim të madh në aksesin ne medikamente të popullatës. Ne kemi hequr taksën për ilaçet. Unë të sfidoj të më thuash një takstë që kemi rritur për njerëzit në nevojë./ Copyright Tiranapost.al