Aktualitet

Mimoza nuk është më llasticë, tani merret me politikë

Mimoza nuk është më llasticë, tani merret me politikë

Njihet gjerësisht për rolin e saj në filmin ‘Mimoza Llastica’, dhe tani aktorja Zhaklina Dhimojani i është futur politikës.

Mësohet se Zhaklina kandidon për këshilltare në Bashkinë e Himarës dhe emri i saj gjendet në listën e bërë publike javën e kaluar nga Partia Socialiste, si pjesë e koalicionit ASE për zgjedhjet e qeverisjes vendore të 30 qershorit.

Siç do e shihni edhe në dokumentin më poshtë, Zhaklina renditet e gjashta në listë. / Tiranapost.al. E.B