• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Mimosa koktejl, si në kohët kur bëhej dashuri


    Frank Meyer, është edhe krijuesi i koktejlit të famshëm ‘Hemingway’ që mori këtë emër pasi ishte pija e Shkrimtarit/gazetarit amerikan Ernest Hemingway dhe që të dashuruarit nga e gjithë bota sot e kanë bërë pjesë të udhëtimeve të tyre.

    Anjeza Maja/ ‘Mimosa koktejl’ është një pije që një pjesë e jona e ka njohur vitet e fundit, por në fakt ajo është shpikur 100 vjet para. Kuptohet ku tjetër veçse në Ritz-in e të pasurve. Që në 1925 në hotel Ritz në Paris, Frank Meier, një barmen i jashtëzakonshëm, krijoi shumë koktejle, mes tyre formulën e bukur të Shampanjës së ftohtë me lëngun e portokallit.

    Ai e krijoi pijen e verdhë për të shoqëruar brunc-in, mëngjeset e vona të fundjavës mondane pariziene, fluturimet first class, e të tilla si këto!

    Receta funksionoi shumë dhe u bë aq popullore vit pas viti dhe Frank e sugjeroi në dasma dhe pritje të rëndësishme.

    Përzierja e të njëjtës masë shampanje të ftohtë dhe lëng portokalli, pa akull, i kaloi kufijtë dhe u përshtat me lëngje të tjera frutash si në Londër në 1980-ën, duke u kombinuar më lëngun e mandarinës, qitros, limonit dhe në SHBA me grapefruit ose ananas.

    Receta bazë për 8 persona:

    750 ml shampanjë e ftohtë

    750 ml lëng portokalli.

    Frank Meyer, është edhe krijuesi i koktejlit të famshëm ‘Hemingway’ që mori këtë emër pasi ishte pija e Shkrimtarit/gazetarit amerikan Ernest Hemingway dhe që të dashuruarit nga e gjithë bota sot e kanë bërë pjesë të udhëtimeve të tyre. Frank Meyer ishte gjysmë Hebre dhe kur vjen puna tek ky soj, e kupton që kemi të bëjmë me mendje gjeniale.

    Sot mund të bësh shumë përzierje por para 100 vjetësh, mendojeni pak një brunch me shampanjë të ftohtë e lëng portokalli brenda një gote elegante…!!!! Ia ka vlejtur aq shumë gjithmonë jeta, sidomos kur je afër shampanjës. Anjeza Maja. Blogu – It’s butter baby/ Copyright Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post