Showbiz

Milioneret nuk festojnë vetëm një ditë. Ditëlindja e Kylie Jenner vazhdon në jug të Francës

Milioneret nuk festojnë vetëm një ditë. Ditëlindja e

Ylli i "Keeping Up With the Kardashians" mbushi 22 vjeç fundjavën e kaluar dhe ka festuar me familjen dhe miqtë e saj gjatë një udhëtimi të lezetshëm në Evropë. Grupi, i cili përfshin partnerin e saj Travis Scott, vajzën e tyre 1-vjeçare Stormi Webster dhe nënën Kris Jenner, udhëtuan për herë të parë me një jaht me qira prej 250 milion dollarësh rreth bregdetit Amalfi të Italisë dhe së fundmi u ngjitën në Jug të Francës.

Të enjten, Kylie postoi në Instagramin e saj një video ku shihej duke festuar zhurmshëm me miqtë e saj në një restorant në Hôtel du Cap-Eden-Roc në Antibes. Tani festa vazhdon në jug të Francës. Është ditëlindje milioneresh. S'mund të zgjasë vetëm një ditë. /Tiranapost.al/