• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha

    Milionat e Nishanit, Ramës dhe Metës


    Zbardhen pasuritë e krerëve të shtetit shqiptar, për vitin 2016. Në deklarimet e tyre të pasurisë, Edi Rama, Ilir Meta dhe Bujar Nishani tregojnë se pasuritë e tyre vijnë kryesisht nga pagat, dietat për udhëtime jashtë vendit, interesat bankare, nga qiratë dhe shitja e apartamenteve.

    Konkretisht, Presidenti Nishani ka  deklaruar se gjatë vitit 2016, një pjesë e mirë e të ardhurave të tij ka ardhur nga shitja e pronave. Sipas formularit të Nishanit për deklarimin e pasurisë, thuhet se ai  ka siguruar rreth 10 mijë USD të ardhura nga dhënie me qira e një apartamenti dhe dyqani në Durrës.

    Po ashtu, kreu i shtetit deklaron 1 620 USD dhe 4 860 euro dieta për udhëtime në cilësinë e Presidentit, 2 260 238 lekë pagën vjetore si President dhe 102 000 lekë pagë si kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

    Ndërsa shefi i qeverisë Edi Rama, për vitin 2016, deklaron 1 285 665 lekë të ardhura nga shitja e pikturave. Rama deklaron 2 021 748 lekë pagën vjetore si kryeministër, 204 000 lekë honorare dhe një shtesë prej 1 043 896 lekësh në llogarinë bankare. Kryeministri thotë se i kanë mbetur edhe 30 mijë euro për të shlyer nga një kredi prej 65 mijë eurosh, me afat dhjetëvjeçar.

    Sipas asaj që raporton Shqiptarja.com, viti 2016 për kryeparlamentarin Meta, ka shënuar vitin ku ai ka fituar pasuri kryesisht nga shitja e apartamenteve në pronësi të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. Çifti ka deklaruar se kanë shitur katër apartamenteve banimi. Po ashtu, gjatë vitit 2016, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka likuiduar një kredi për 155 mijë eurosh për blerje apartamenti. /Copyright Tiranapost.al/

    Pasuria e Presidentit Bujar Nishani
    Llogari rrjedhëse, 47 040 lekë.
    Llogari rrjedhëse, 21 960 lekë.
    Llogari rrjedhëse, 2 209 947 lekë.
    Interesa depozite, 445 560 lekë.
    Shtim depozite, 2 505 lekë.
    Pakësim depozite, 9 mijë euro.
    Paga si President, 2 260 238 lekë.
    Paga si kryetar i KLD, 102 000 lekë.
    Dieta udhëtimesh, 1 620 USD, 4 860 euro.
    Të ardhura nga para dhe shpërblime të bashkëshortes në Bankën e Shqipërisë, 1 576 400 lekë.
    Dieta udhëtimesh të bashkëshortes jashtë vendit, 990 USD, 2 370 euro.
    Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 000 lekë.
    Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 660 000 lekë.
    Kredi për apartament, detyrimi i mbetur, 3 418 476 lekë.
    Gjendje cash në Shtëpi, 95 000 lekë.
    Kredi e bashkëshortes për shtëpi dhe mobilim, 9 600 000 lekë.
    I biri Ersilino Nishani, 120 000 lekë.
    E bija Fiona Nishani, 120 000 lekë.

    Pasuria e kryeministrit Edi Rama
    Të ardhura personale, gjendje në llogari bankare, + 1 043 896 lekë.
    Të ardhura nga paga për vitin 2016, 2 021 748 lekë.
    Të ardhura nga krijimtaria artistike, 1 285 665 lekë
    Honorare të tjera, 204 000 lekë.
    Detyrim nga kredia e marrë, shlyer 35 mijë euro, mbetur 30 mijë euro.
    Linda Rama, të ardhura personale, – 601 699 lekë.
    Gjendje cash, + 78 000 lekë.
    Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte, 3 142 579 lekë.
    Të ardhura nga honorare, 814 085 lekë.
    Qira apartamenti, 2 069 019 lekë.
    Interesa bankare, 2 902 lekë.
    Gregor Rama, i biri, llogari bankare, + 2 177 lekë.
    Llogari bankare, + 14 831 euro.
    Autoveturë tip Audi, 400 000 lekë.
    Të ardhura shitja e veprave të artit, 25 000 euro.
    Kontratë qiraje me afat dyvjeçar, 432 000 lekë.

    Pasuria e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta
    Pakësim i llogarisë bankare, 1 113 620 lekë.
    Llogari studentore, djali…, 43 727 lekë.
    Llogari bankare, Ilir Meta, 1 001 029 lekë.
    Të ardhura nga paga si kryetar Kuvendi, 1 955 743 lekë.
    Likuidim kredie për blerje apartamenti, 155 000 euro.
    Monika Kryemadhi, shitje apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, 55.503 euro.
    Shitje apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, 85.088 euro.
    Shitje apartament banimi me sipërfaqe 108 m2, 57 885 euro.
    Llogari bankare dy emërore Bora Meta dhe Monika Kryemadhi, 9 181 lekë
    Llogari bankare, shtuar me shumën 174 403 euro.
    Shitje apartament banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro, pjesa 50 për qind.
    Të ardhura nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 1 993 076 lekë.
    Overdraft i marrë në 2015 dhe i shlyer në 2016, 1 235 677 lekë.