Lajme nga Bota

Miliarderi Elon Musk në një intervistë krejt ndryshe: Trurin plot me mendime, e kuptova që gjashtë vjeç se isha i veçantë

Miliarderi Elon Musk në një intervistë krejt ndryshe: Trurin plot

Themeluesi  dhe miliarderi i Tesla  është shfaqur ndryshe nga herët e tjera dhe këtë e themi me siguri të plotë. Interneti po çmendet pasi në një intervistë live në emisionin online të Joe Rogan, Musk tymos një cigare me marijuanë dhe pi Whisky.

Pa dyshim që kanë qenë javë paksa të trazuara për miliarderin, nëse kujtojmë luftën verbale me ekspertin britanik i cili asistoi në shpëtimin e fëmijëve që kishin mbetur në shpellën në Thai, e teksa Musk ofroi nëndetësen e tij, eksperti tha se nuk mund të futej nëndetësja në shpellë dhe se ishte një ofertë e palogjikshme. Musk e ofendoi duke i thënë ‘gay i shpifur’. Në intervistën e gjatë dy orëshe, Musk foli për dashurinë, inteligjencën artificial, njerëzimin, kompaninë Tesla dhe Space X.

Gjatë bisedës, Joe e pyeti se si ndihet mendërisht e ndërsa Musk tha se në mendjen e tij sillen shumë mendime, shumë ide. “Nuk mund të largohem prej atyre mendimeve, kam shpikur shumë gjëra, ndonjëherë me duket se kam lindur me mutacion”.

A ndihesh ndryshe nga njerëzit e tjerë? Po, jam ndryshe dhe këtë e kam kuptuar që kur mbusha pesë ose gjashtë vjeç. Fillimisht mendoja mos isha njeri i çmendur.

I pyetur për komentet negative në internet ai tha: Shumicën i injoroj, nuk është se futem shpesh në Twitter, këto mediat sociale janë bërë të këqija e të dëmshme.  Ka shumë negativitet brenda!  Mund të fshih komentin, por ti vetë nuk mund të fshihesh. Mesazhet që Musk ka përcjellë përmes Twitterit kanë shkaktuar polemika të mëdha, për jetën e tij personale por edhe në aspektin profesional./ Marrë nga Metro, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

http://www.tiranapost.al/miliarderi-elon-musk-bashkohet-thirrjes-zhdukni-facebook-un-po-merr-hak-per-sherrin-e-vjeter-zuckerberg/

http://www.tiranapost.al/e-vriste-vetmia-dhe-shtrati-bosh-por-miliarderi-elon-musk-e-gjeti-nusen-ne-fund/