• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Miliarderët përballë njëri-tjetrit. Bloomberg mund të kandidojë për president në SHBA: Të mposhtim Trumpin


    Biznesmeni miliarder Michael Bloombeg mund të kandidojë për president në Amerikë për Partinë Demokratike. Ish kryetari i Bashkisë së New Yorkut e ka menduar dhe thotë se ky vendim vjen pasi është i shqetësuar për kandidatët aktualë që sipas tij nuk janë konkurrentë të fortë.

    77 vjeçari pritet që të votohet fillimisht në Alabama, dhe nëse demokratët pranojnë ai mund të jetë rivali kryesor i presidentit Amerikan. Janë gjithësej 17 kandidatë demokratë që pretendojnë se mund të mundin Trumpin. Sondazhet e deritanishme në Amerikë i nxjerrin Warren dhe Sanders, humbës kundër Trump.

    : Michael Bloomberg speaks on stage at a benefit event in New York in 2018

    Në një deklaratë të cituar nga mediat amerikane, strategu dhe njohësi i mirë i çështjeve politike, Howard Wolfon shprehet kështu: Tani duhet të nisim punën dhe të sigurojmë që Trump të mposhtet.

    Duket se historia po përsëritet, pasi edhe Trump para se të kandidonte njohej si miliarderi në fushën e biznesit, dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, të suksesshëm në fushën e tij.

    Sipas pikëpamjeve centriste të Bloomberg, Joe Biden edhe mundet të mposhtë Trumpin, por sipas tij fushata e tij nuk është e duhura. Por theksojmë se kjo nuk është hera e parë që Bloomberg synon të bëhet president. Por në të kaluarën ka treguar se është tërhequr se sipas tij amerikanët nuk do e votonin një biznesmen miliarder dhe ish kryetar bashkie të Neë Yorkut. Megjithatë, duhet të presim nëse kandidimi i tij do të zyrtarizohet. Zgjedhjet mbahen në 2020-ën/ CNN/ Tiranapost.al. E.B

    Image result for Bernie Sanders

    Bernie Sanders

    Image result for Elizabeth Warren

    Elisabeth Warren

    Image result for Joe Biden

    Joe Biden

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post