Showbiz

Miley Cyrus rrëfehet më në fund për ndarjen nga Liam... me një këngë

Miley Cyrus rrëfehet më në fund për ndarjen nga Liam... me

Miley Cyrus është përfundimisht tërë surpriza! Në mesnatë ajo publikoi këngën e saj më të re “Slide Aëay”, që duket se lidhet me fundit e marrëdhënies së saj me aktorin Liam Hemsëorth.

Burimet bënë të ditur se, para se të njofton publikisht ndarjen, prej disa muajsh ata kishin marrë një pushim nga njëri-tjetri.

Dhe teksti i këngës që duket si i referohet asaj dhe Liam është ky:

Njëherë e një kohë ishte parajsë / Njëherë e një kohë isha e paralizuar / Mendoj se do të më mungojnë këto dritat e portit / Por është koha t’i lë pas.

Njëherë e një kohë ishte e shkruar për ne/ U zgjuam një ditë dhe u kthye gjithçka në pluhur / Zemër, ne e gjetëm njëri-tjetrin, por tani kemi humbur / Kështu që është koha ta lëmë të shkojë.

https://www.youtube.com/watch?v=_LwX7GCE5rI

Në imazhin kryesor të videos shihen disa ilaçe që lundrojnë në ujë bashkë me  një shishe alkooli bosh, që dyshohet se lidhen abuzimin e Liam me pijet dhe përdorimin e disa ilaçeve.

Ndërsa sipas burimeve nga ana e Miley-t kanë thënë se kjo ishte arsyeja e ndarjes, për burimet e Liam kjo është vetëm një justifikim për të mbuluar tradhtinë e këngëtares.

Hemsëorth dhe Cyrus ishin në një lidhje-ndarje prej 10  vitesh. Këngëtarja ishte e para që shkroi në Instagram se nuk mund ta luftosh ndryshimin, ndërsa aktori shkroi një ditë më pas vetëm që i uronte “shëndet dhe lumturi në të ardhmen”./ Burimi Elle/ Tiranapost.al