Aktualitet

Milani dhe Juve projektojnë "shkëmbimin simbiotik"

Milani dhe Juve projektojnë "shkëmbimin simbiotik"

Në shtypin italian insistohet se Milani dhe Juventusi kanë nisur punën për të realizuar një shkëmbim mes Federico Bernardeschit dhe Lucas Paqueta gjatë katër ditëve të fundit të merkatos, ndonëse jemi vetëm në fazën e parë të negociatave dhe ka shumë detaje për t’u qartësuar.

Të dy futbollistët nuk janë në planet e trajnerëve respektiv dhe për të mos humbur formën sportive janë të gatshëm për të ndërruar vendet.

Nëse kalon te Milani, Bernardeschi do të merrte vendin e titullarit në krah të mesfushës, duke qenë se Suso është duke u larguar, ndërsa Paqueta do të mund të gjente veten në rreshtimin 4-3-1-2 që Sarri e ka përdorur shpesh këtë sezon. /XH.K