SportTe gjitha

Milan kërkon Draxler, Roma “shënjestron” Pavon


Milan është në kërkim të përforcimeve për mesfushën dhe përveç Bakayoko nga Chelsea, kuqezinjtë interesohen edhe për Julian Draxler të Paris Saint Germain. Gjermani sezonin e kaluar gjeti pak hapësira në “Parc de Princes”, ndaj një largim drejt Milanit mund të jetë zgjidhja më e mirë për të. Italianët kërkojnë që ta marrin 24-vjeçarin në huazim, ndërkohë që një opsion tjetër është edhe përfshirja në marrëveshje e mbrojtësit Ricardo Rodriguez, i cili pëlqehet shumë nga PSG.

Pasi humbi garën me Barcelonën për Malcom, Dr. Sportiv i Romës, Monchi është në kërkim të lojtarëve të tjerë me profil të ngjashëm me atë të brazilianit. Emri i fundit që përmendet në shtëpinë verdhekuqe është ai i Cristian Pavon. Argjentinasi, i cili luan me Boca Juniors, kushton rreth 35 mln euro, ndërkohë që ai zotëron pasaportë komunitari, çka do ta bënte edhe më të lehtë kalimin e tij në Itali. 22-vjeçari ishte pjesë e Argjentinës në botërorin që u zhvillua në Rusi. /XH.K