SPORT

Milan dëshiron transferimin e Mandzukic

Milan është gati të shesë Nikola Kalinic pas thatësirës më të madhe të klubit që prej 1985/86 dhe të transferojë sulmuesin e Juventus Mario Mandzukic. Kuqezinjtë me shumë mundësi nuk do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm pas barazimit 1-1 ndaj Torinos të mërkurën, dhe mund të hasë vështirësi për të arritur në Europa League.

Mbase problemi më i madh është sulmi, pasi për të parën herë që prej 1985/86, asnjë nga sulmuesit e Milan nuk ka shënuar më shumë se 10 gola në një sezon të Serie A. Golashënuesi më i mirë i ekipit Patrick Cutrone ka shtatë gola, i ndjekur nga Suso dhe Bonaventura me gjashtë. Sipas Calciomercato.com, Kalinic është nxjerrë në shitje një vit pas u ble për 25 milionë euro nga Fiorentina.

Zëvendësuesi mund të jetë bashkëkombësi i tij nga Kroacia Madzukic, i cili po aktivizohet jashtë pozicionit të tij tek Juve. Mandzukic aktualisht përdoret si një sulmues i majtë te Zonja për shkak se ka atribute të mëdha sakrifice. Ai do të ishte lojtari ideal për trajnerin Gennaro Gattuso. /XH.K