Aktualitet

Mike Pence e paska injoruar qëllimisht motrën e Kim Young

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka treguar se zgjodhi qëllimisht të injoronte motrën e Kim Jong-un të Koresë së Veriut në ceremoninë e hapjes për Olimpiadën Dimërore PyeongChang të Jugut.

‘Nuk e mendova të përshtatshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ti kushtojnë vëmendje të madhe, në atë lloj forme për dikë që nuk është thjesht motra e diktatorit, por është lideria e propagandës së Koresë së Veriut’, tha Pence në një intervistë për Mike Allen.

Pence, së bashku me kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe presidentin e Koresë së Jugut Jae-in ndodheshin në të njëjtin vend, pak metra larg Kim Yo Jong, motra e Kim dhe anëtare e lartë e delegacionit.

Kim Yo Jong ishte anëtarja e parë nga familja e saj që udhëton në Korenë e Jugut që kur morën fund armiqësitë e luftës Koreanë në vitin 1953. Pence gjithashtu tha se shkeljet e të drejtave të njeriut të Pyongyangut u përfshinë në vendimin e tij për të injoruar Kim Yo Jong, duke cituar burgjet politike të vendit ku vlerësohet se janë rreth 100,000 njerëz të burgosur, ku ndër to përmendi ekzekutimin e Jang Song Thaek, xhaxhain e Kim Jong un e të tjerë.

Motra e Kim Jong-un mori vëmendje të madhe nga mediat me rastin e shfaqjes për Olimpiadën, ajo komentohet si krahu më i fuqishëm i vëllait të tij, e cila ka mbaruar shkollën ushtarake dhe mban shënim çdo zhvillim. Disa foto të publikuara tregojnë për një grua në dukje të fortë me një shikim të mprehtë. Burimi: CNN Tiranapost.al E.B

Image result for Kim Yo-jong