• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Mijëra pelegrinë do të qëndrojnë sonte në Kishën e Shna Ndout


    Besimtarë të fesë së krishterë apo jo, mijëra pelegrinë kanë udhëtuar nga vende të ndryshme nga brenda dhe jashtë vendit për t’iu drejtuar sot Kishës së Laçit. 12 dhe 13 qershori shënon festën e Shna Ndout, ku pelegrinët do të qëndrojnë gjithë natën pranë kishës në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje që i drejtohen shenjtorit.

    Me qëllim mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout, policia ka marrë një sërë masash. I gjithë rituali fetar përgjatë 24 orëve do të monitorohet nga forca të shumta policia, ndërsa janë kufizuar disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 24:00.

    Gjithashtu në gatishmëri do të jenë dhe autoambulancat e Spitalit të Laçit të cilët do të vendosen pranë ambienteve të kishës.

    Kujtojmë se ky vend njihet si vendi i mrekullive, pasi shumë njerëz kanë dëshmuar ndryshimet që ka pësuar jeta e tyre pasi e kanë vizituar./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690