Aktualitet

Michelle Obama, urim për ditëlindje djalit të jashtëzakonshëm

Presidenti i 44-t i SHBA-ve mbushi 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij si gjithmonë u kujdes t’i bënte një urim të veçantë të shoqëruar nga disa foto të së kaluarës së familjes. Bëhet fjalë për disa foto të vitit 2004, ku Malia dhe Sasha janë dy vogëlushe. “Një vit më i vjetër, por i njëjti djalë i jashtëzakonshëm  me të cilin u martova 25 vite më parë. Gëzuar ditëlindjen Barack Obama- të duam shumë!”, ka shkruar Michelle në ditëlindjen e parë të Barack jashtë Shtëpisë së Bardhë.

mobama

Shumë njerëz e kanë uruar atë edhe me hashtagun #ObamaDay me kujtime dhe fotografi nga koha e tij në presidencë.

/O.Zh/Tiranapost.al/