Showbiz

Michelle Obama përlotet.."Erdhi Koha"

Michelle Obama përlotet.."Erdhi Koha"

Erdhi momenti ku formalitetet vihen në zbatim... Melania Trump do zëvendësojë Michelle Obamën në Shtëpinë e Bardhë edhe pse të dyja janë personazhe që nuk mund të zëvendësojnë njëra tjetrën për shkak të diferencave që kanë në stil dhe karakter. Njëra është një ish-supermodele me linja perfekte dhe tjetra një zonjë grua e urtë dhe e butë..

Michelle Obama, bashkëshortja e Barack Obamës preku zemrat e të gjithëve në fjalimin e saj të fundit shumë emocional, duke falenderuar mbështetësit e saj. E përlotur ajo tha: “ Të jem zonja juaj e parë ka qenë nderi më i madh i jetës time dhe shpresoj që tju kemë bërë krenar”.

gettyimages-631088036_wide-2fb12c25b7b8969fb7ee8db0df86a1e1d8c49511-s800-c85

“Dua që të rinjtë të kuptojnë sat ë rëndësishëm janë dhe nga vijnë”, tha Michele me zërin e saj që dridhej nga emocionet. Mes lotësh dhe tonit të zërit ajo tha:

“Mos kini frikë, më dëgjoni jut ë rinj? Fokusohuni sepse duhet të jeni të vendosur dhe me shpresë. Ju duhet të kërkoni fuqinë tuaj.  Duhet të edukoheni që të merrni formimin e duhur dhe të ecni përpara. Më e rëndësishmja, mos kini frikë kurrë”.

Fjalimi i saj në një shkollë të mesme si një pjesë e programit të këshillimit për shkollat vjen pikërisht dy javë para se të vijë në pushtet Trump me zonjën e tij tërheqëse Melania, edhe pse në fakt Michele duket një femër më fine  ose mbase u mësuam ne t’a shohim kështu.

gettyimages-631088036_wide-2fb12c25b7b8969fb7ee8db0df86a1e1d8c49511-s800-c85studentet

Ajo gjithashtu organizoi një shfaqje në Shtëpinë e Bardhë duke ftuar nxënës të shkollave të Uashingtonit. Ajo e përcolli mjaft dukshëm  trishtimin e braktisjes së zyrës së saj mjaft komode  me një fjalë “ Është Koha…”.

Si kanë reaguar njerëzit në rrjetet sociale për videon e fjalimit të Michelës?

michele