• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Michelle Obama, mesazh për pak në lot për Beyonce


    Me sytë që i mbushen me lot, Michelle Obama ka realizuar një mesazh për të treguar dashurinë për Beyonce.

    Videoja e postuar në profilin e Instagram-it, vjen vetëm dy ditë pasi këngëtarja publikoi dokumentarin për jetën e saj të prapaskenës, “Homecoming”. Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve shprehet se filmi është njëherësh diçka për t’u festuar dhe një thirrje për të vepruar.

    “Hej mbretëreshë! Ti ia dole mban sërish. Do të thosha që jam e surprizuar, por e di se kush je ti. E kam parë nga afër dhe personalisht. Më bën kaq krenare dhe të dua. Gjithashtu më pëlqen që filmi yt i ri në Netflix, ‘Homecoming’, na informon për liderët, mendimtarët dhe poetët me ngjyrë, që kanë hapur rrugën për njerëzit si ne. Më pëlqen që është njëherësh një gjë për t’u festuar dhe një thirrje për të vepruar. Dhe më pëlqen që po e përdor këtë film për të frymëzuar gjeneratën e re të krijuesve të historisë dhe të atyre që thyejnë rekordet, që do të udhëheqin botën në vitet e ardhshme. Pra për ju, miqtë e mi, thjesht dua të them: Vazhdoni të thoni të vërtetën. Sepse mund ta bëni në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet”, tha Michelle në mesazhin e saj./ Tiranapost.al