• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Meunier opsioni kryesor për zëvendësimin e Valencias te United


    Manchester United është duke i shqyrtuar opsionet e transferimit të mbrojtësit të djathtë të Paris Saint-Germainit, Thomas Meunier.

    Independent bën të ditur se Djajtë e Kuq do të përpiqen gjatë verës që t’i sigurojnë shërbimet e futbollistit 27 vjeçar.

    Belgu do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në Parc des Princes gjatë verës, porse ka minutazh të kufizuar nën drejtimin e Thomas Tuchel.

    Ai është një tifoz i Djajve të Kuq prandaj do t’i pëlqente mundësia e transferimit në Old Trafford.

    Aaron Wan-Bissaka dhe Kieran Trippier janë po ashtu në listë, mirëpo Meunier është opsioni më i lirë.

    Duke qenë se Antonio Valencia dëshiron të largohet nga Unitedi, klubi anglez është në kërkim të lojtarit që do ta zëvendësojë atë. /XH.K