• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Metropolis Magazine: Sheshi Skënderbej, shembulli më i mirë i transformimit të Tiranës


    Një artikull i publikuar nga revista Metropolis nxjerr në pah transformimin e sheshit Skënderbej në Tiranë që në vitin 2018 mori çmimin ‘Europian Për Hapësirat Publike Urbane’. Sipas autorit David Huber, transformimi i Tiranës nisi kur Edi Rama u bë kryetar i bashkisë në vitin 2000 dhe vazhdoi me qeverisjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Artikulli i plotë: 

    Që të kuptosh formën aktuale të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, duhet të dish dy emra. I pari është ai i Enver Hoxhës, diktatori komunist i cili e ngriti vendin në këmbë pas Luftës së Dytë Botërore dhe më pas e çoi atë drejt një izolimi ekstrem politik, ekonomik dhe kulturor. Emri i dytë që duhet të dini është ai i Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë dhe ish kryebashkiak i Tiranës, i cili është edhe një artist. Kur Rama mori detyrën në vitin 2000, qyteti asokohe i 400.000 banorëve kishte ndërmarrë një rrugë kaotike drejt zhvillimit. Mungesa e investimeve për vite me rradhë ishte zëvendësuar me ngut me një vrull ndërtimesh ilegale. Ndaj, Ramës iu desh që përveç se të sillte në jetë fasadat e qytetit me ngjyra dhe krijime të ndezura por edhe të shembte ndërtesat e paligjshme, të mbillte pemë dhe t’i jepte jetë një master plani ambicioz për transformimin e qytetit, pjesë domethënëse të së cilit kanë arritur të materializohen vetëm tani.

    skanderbeg square 51N4E

    Sheshi Skënderbej, zemra e qytetit të Tiranës ofron shembullin më të mirë të transformimit. Pas vitesh të tëra vonese, rinovimi i sheshit përfundoi në vitin 2017 në mandatin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj. Ky rinovim u ndërmorr nga kompania belge 51N4E, ndërkohë që artisti Anri Sala, ish student dhe mik i ngushtë i kryeministrit bashkëpunoi me këtë projekt duke sjellë edhe kompaninë Plant en Houtgoed. Sheshi plot hapësirë ka formën e një piramide të madhe, e ulët që mundëson përballjen me një varg ndërtesash të rëndësishme siç është ajo e operës, muzeut kombëtar dhe bankës së Shqipërisë. Planet për transformimin e Tiranës vazhdojnë dhe deri në vitet e ardhshme, gjurmët e komunizmit do të jenë mbuluar…/ Linku origjinal në këtë link. 

    Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al. U.D

    skanderbeg square 51N4E

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post