• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Moti Të gjitha

    Meteorologe Adiola Bani zbulon surprizat e javës me motin


    Meteorologe Adiola Bani bën parashikimin e motit për këtë jave. Bani ka treguar se java do nisë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, por nga mesi i javës do të ketë vranësira dhe reshje shiu, si dhe rënie të temperaturave.

    Në një lidhje direkte me Report Tv, meteorologia tha:

    “Pritet që pasditja e ditës së sotme, dhe pasditja e ditës ë martë të sjellë vranësirat në territor, të cilat të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, do të jenë rebeshe afatshkurtëra dhe do të jenë më të dukshme në zonat jugore dhe qendrore të vendit. Edhe në pjesët e tjera të vendit do të ketë reshje por në sasi më të vogla, dhe me rebeshe afatshkurtra. Pritet që reshjet të fillojnë edhe ditën e mërkurë dhe të enjte”.

    E ndërsa fundjava sipas Banit do të jetë sërish me mot të mirë dhe temperatura të ngrohta.

    “Pritet që reshjet të fillojnë edhe ditën e mërkurë dhe të enjte. Sa i përket tablosë termike pritet të ketë temperatura të larta, do të mbetet në vlerë maksiamle dita e sotme, ndërsa nesër do të kemi një rënie të lehtë. Dita e premte dhe fundjava do të na risjellin rrezet e diellit dhe pranverën”.

    Ka një lajm të mire për ata që duan të fillojnë të shkojnë në plazh. Sipas meteorologes Adiola Bani, javët në vazhdim do të jenë me diell dhe rritje temperaturash, kështu që me shumë gjasa sezoni i plazhit do nisë më zakonisht./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690