• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Moti Të gjitha

    Meteoalb: Rriten temperaturat, ja qytetet ku bën më vapë sot


    Sipas MeteoAlb: MBETEMI në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke ndikuar mot të kthjellët në të gjithë vendin. Pjesa e dytë e ditës SJELL kalime vranësirash të lehta në të gjithe vendin, më te dukshme në zonat verilindore dhe juglindore. Edha nata do të VIJOJE në të njëjtat kushte atmosferike.

    Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur ekstremumet ditore nga 17°C deri në 38°C.

    Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë./ parashikimi i motit nga Meteoalb/ Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690