• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Meta zhdekretoi 30 qershorin për të shmangur konfliktet, por ja çfarë po ndodh në Shkodër


    Presidenti Meta në konferencën për shtyp lidhur me zhdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhjet vendore, argumentoi se ky vendim vjen për të shmangur tensionet dhe për pasojë krijimin e një konflikti civil, mes arsyeve të tjera. Por situata në Shkodër prej dy ditësh është e tensionuar.
    Ashtu si dje, sot militantët e PD-së nuk kanë lejuar që të hapet dera e KZAZ-së numër 2. Mësohet se anëtarët kanë shkuar tek Pallati i Sportit ku është vendosur KZAZ-ja por militantët të mbështetur nga policia Bashkiake e Shkodrës i kanë bllokuar. Kjo pasi kryetarja e Bashkisë kërkoi ndërhyrjen e policisë Bashkiake për të liruar ambientet e KZAZ-ve, duke iu bindur kështu vendimit të Metës.
    Sot në mëngjes policia e rendit ndërhyu për tu ardhur në ndihmë anëtarëve të KZAZ-ve, por nuk kanë munguar shtyrjet, debatet dhe tensionet.

    Drejtori i Policisë Bashkiake në Shkodër Anton Hasanpapaj thotë:

    “Turp, nuk preket polici i bashkisë, është uniformë e shtetit shqiptar, nuk ia kam dhënë unë, me kap policin me dorë është e turpshme, fakti që policia e shtetit është e armatosur është e turpshme. Nëse dikush ka marrë përsipër me pushtuar institucionin e bashkisë Shkodër me armë le ti dalë zot. Unë e kam detyrim ligjor se ma ka dhënë ligji. Nëse shkel ligjin merrni më çoni brena mua”.

    Kujtojmë se edhe Bashkitë e tjera të djathta në vend, me kryetarët e tyre, kanë bërë thirrje që të lirohen KZAZ-të pas vendimit të Metës. Nga ana tjetër maxhoranca vijon me fushatën. Kryeministri Rama e ka ndërprerë fushatën dhe do të rikthehet nesër, pasi ndodhet në Londër në Forumin e Financial Times, me temë: Investimet në Ballkanin Perëndimor./ Tiranapost.al. E.B

    Image result for PD-ja bllokon sërish KZAZ në Shkodër,

    Video/ Incident në KZAZ e Shkodrës, përplasen përfaqësues të PD me policinë

    Voltana Ademi kërkon ndërhyrjen e policisë: Të lirohen ambientet e zëna nga KZAZ-të