Aktualitet

Meta tjetër deklaratë si President: E para Shqipëria, pastaj partia

Kreu i LSI-së Ilir Meta vijon me retorikën e tij takimet elektorale nën thirrjet: “E para Shqipëria, pastaj partia”. Gjithnjë e më tepër drejt një petku prej Presidenti të ri të vendit, Meta është ndalur tek situata politike në vend duke bërë thirrje përtej çdo partie.

Meta ishte në një takim elektoral në Tiranë, ku tha se Shqipëria evropiane nuk duhet të jetë një Shqipëri që braktiset, por duhet të ofrojë mundësi të reja.

“Për LSI-në të rinjtë janë të parët. Të gjithë të kenë një shans për një arsim më të mirë e për punë më të mirëpaguara. LSI-ja qëndron qartë si faktori më i qëndrueshëm më stabilizues. LSI nuk vendos interesat e ngushta përpara interesit të vendit”, tha Meta. /Copyright Tiranapost.al/