Aktualitet

Meta takim me delegacionin e senatorëve amerikanë: Partneriteti Shqipëri-SHBA, stabilizues në rajon

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar ditën e sotme me delegtacionin e 6 senatorëve, të drejtuar nga Roy Blunt të cilët vijnë në Shqipëri për një një vizitë pune faktmbledhëse për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit ka vlerësuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë si një kontribut për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Senatorët amerikanë kanë përforcuar mesazhin e zv.presidentit amerikan Mike Pence të dhënë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi për rolin e rëndësishëm të NATo-s në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

delegacion

Gjithashtu, Meta i ka mëshuar rëndësisë që ka NATO dhe në veçanti SHBA për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve shqiptarë dhe të mbarë botës. K.H/ tiranapost.al