Aktualitet

Meta sulmon ndërkombëtarët: I kanë sytë tek xhepi i tyre, Fevziu: Nuk është serioze president, a jemi bërë shtet karagjoz?

Meta sulmon ndërkombëtarët: I kanë sytë tek xhepi i

Reagime të ashpra pati sot nga presidenti Meta në intervistë nga Blendi Fevziu. Sulmoi ndërkombëtarët duke thënë se mbushin xhepat, se vetë po vepron sipas Kushtetutës për Gjykatën kushtetuse e ndërsa nuk i përgjigjet pyetjes se sa kushtoi në total reforma në drejtësi duke akuzuar kryeministrin se e ka kapur këtë reformë.

Fevziu: Çfarë qëndrimi mbajnë ndërkombëtarët?

Meta: Cilët ndërkombëtarë? Unë kam leximin ndërkombëtar këtu kam Kushtetutën. Cilët? Atë që nuk i kanë sytë tek Kushtetuta por tek xhepi i tyre. Por ka dhe ndërkombëtarë si Glover që tha para të gjithëve se çfarë ishin zgjedhjet.

Fevziu: Nga BE pati reagim sot, nga Maja Kocijancic

Meta: Maja Kocijancit? Komisioni ka 3 vjet që na jep negociatat pa kushte dhe kushtet u shtuan. Unë Kushtetutën e kam bërë me Venecian, nuk ka evropian dhe amerikan që më thonë shkel Kushtetutën ti, prano ti vjedhin presidentit kompetencat kushtetuese.

Fevziu: Po nëse pala tjetër nuk e pranon?

Meta: kjo çështje është e zgjidhur.

Fevziu: Kush do marrë vendime në Kushtetuese? Maxhoranca ka përgatitur projektrezolute që i ben thirrje Gj Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjesi dhe të mos zbatojnë dekretin e presidentit.

Meta: Do më bëjnë nder të madh me gjithë këto shkelje, por unë i kam bërë veprimet. Kuvendi sot përfaqëson kulmin sesi nuk duhet të jetë një istutucion,

Fevziu: Është i njëjti që ju ka zgjedhur ju. në mungesë të opozitës që iku.

Meta: Donte të vinte Dvoranin të zbatonte planin e tij mafioz që boton vendime të shtunave.. Zgjedhja e Arta Markut ishte vrasja e reformës, duke shkelur kushtetutën, nuk ka term prokuror i përgjithshëm i përkohshëm. Kulmi i reformës është kapja e Gj Kushtetuese. Cila është reforma sipas kësaj maxhorance.

Meta: Ata atë punë kanë. Po po veprova sipas Kushtetutës ngaqë kam frikë nga reforma në drejtësi. Ata mbushin Shqipërinë me nga 8 emra që fshehin letra dhe u dashka të kem unë frimë. Nga Edi Rama do kem frikë unë? Do kem frikë nga SPAKU i Edi Ramës?

(Vendos reagimin e Spiropalit)

Meta: Kjo reformë po ecën kaq mië sa dhe Shqipëria po shkon kaq poshte, në një vit e ka përkeqësuar biznesin sipas Bankës Botërore, edhe raporte të tjera e nxjerrin Shqipërinë në rënie. Shqiptarët ikin, sepse e kuptojnë se ketu ka Ramaformë. Ndërkombëtarët ta kanë dhënë mesazhin nga 5 ta bënë 9 kushte për negociatat. Nga 9 do i bëjnë 20, e kanë gjetur këta; fajin e ka Holanda Danimarka, Macroni, e ka fajin se shumica ishin t'ja jepnin po SHKUPIT dhe jo TIRANËS?

Fevziu: Sa ka kushtuar reforma? 200 milion euro?

Meta: Është shumë e shtrenjtë se s’dua të flas për këtë gjë, ky nuk është shqetësimi im, por qytetarët shqiptarë se po u dhunohet prona, cdo e drejtë, nëse duan të më marrin si president një kompetencë, sa janë qytetarë që kanë gijthë këto probleme cdo ditë? A e mori kryeprokuroren? Po kush e ka fajin?

A na bën qesharake kjo situatë zoti president? Skemi Gj Kushtetuese por kemi dy gjyqtare për një post, njëra në zyrë tjetra pas derës? A jemi bërë karagjoz si shtet? Nuk është serioze zoti president.

Meta: Sa herë ndërrohet një diplomat që do marri dietat pagat, unë do ndërroj kushtetutën?

Fevziu: Pse nuk thirrët kryetarin e KLD-së?

Meta: I kam bërë gjërat në letra sepse përfaqësoj institucionin. Ky është moment historik sepse është hera e parë që ndërtohet Kushtetuesja sipas reformës në drejtësi.

Fevziu: Keni paragjykime personale për Dovranin dhe Ibrahimin? Sepse konfliktet personale kthehen në institucionale

Meta: Me vjen keq unë respektoj institucionin. Të të thotë avokatja popullit sa i takon procedurave nëse janë bërë sic duhet apo jo. Kjo stiuatë ndodhi sepse ishte e qëllimshme, sepse do të marrin gjykatën kushtetuese. Skishte mënyrë tjetër.

Fevziu: Pse Rama mendoni ju që e ka kapur reformën?

Meta: Do që të mbajë gjithë pushtetet e paligjshme që ka. Do ti dhunojë institucionet, shihni teatrin, ju e patë një kryetar bashkie të dënuar, e mbronte e mbronte dhe derisa e kishte opozita e kishin të gjithe, skishte c’të bënte pastaj dhe ditën që ndodh kjo shkelje e kushtetutës, na del në kërkim, Agim Kajmaku.

Fevziu: Kush janë pushtetet e paligjshme zoti Meta? Edhe ky karagjozllik është, që me cfarëdo akuzash te ketë, një ish kryetar bashkie zhduket e shpallet në kërkim. Noterja tha për Vorsin se vetëm e verifikon firmën, që bëri vetëm detyrën

Meta: Do e ftoj një ditë për kafe noteren, ishte korrekte, shumë korrekte.

Fevziu: Kur do ketë datë zgjedhjesh në Shkodër?

Meta: S’kam pasur kohë kam pasur detyra të tjera, i di detyrimet e mia institucionale.

Kemi dy bashki të tjera

Meta: Nuk e di.

Si i keni raportet me Ramën?

S’kam asnjë problem me Ramën.

Merni  e shkëmbeni sinjale?

Si sinjale?

Që çoni llafe hani dreke pini kafe

Meta: I kam cuar letër zyrtarisht e kam pritur në presidencë e prita në 5 të mengjesit ai lahej në pishin tek Sheratoni

Asnjë komunikim?

Meta: Se mbaj mend, nuk e kam problem te takohem me Ramen nuk e kam kete shqetësim, i ftoj edhe Ramën edhe Bashën në presidencë.

Fevizu: Kuvendi do tju shkarkojë?

Meta: Ata më kanë shkarkuar më kohë.

Fevziu: Pse mendoni se duan tju shkarkojnë?

Ata duan një dy firma aty. Si ato që coi ditën e shtunë Dvoran, se kanë edhe ca detyrime ndërkombëtare...

Fevziu: Po flisni për korrigjim kufijsh, se kjo është çështje që i takon dy vendeve të tjera, Kosovë-Serbi, apo marrëveshja me Detin.

Meta: Nuk të thashë për çfarë bëhet fjalë, thashë që kanë nevojë për nja dy firma prandaj duan të më shkarkojnë./ Tiranapost.al.