Aktualitet

Meta stoik për Kosovën: Politika të gjejë gjuhën e përbashkët për dialogun Kosovë-Serbi

Meta stoik për Kosovën: Politika të gjejë gjuhën e

E ka fjalën për dialogun Kosovë-Serbi. Në takimin me Thaçin në fundjavë edhe tani me Kadri Veselin presidenti Meta po thotë të njëjtën gjë, por sot ka rritur tonin e nevojës për bashkëpunim të forcave politike në Kosovë duke mos përmendur dhe as lënë vend se çështja e këmbimeve territoriale është një qasje edhe e presidentit Meta, përkundrazi, kreu i shtetit shqiptar po e thotë për të disatën herë; Dialog Kosovë-Serbi.

Presidenti Meta tha: “Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithë përfshirje në fazën  përfundimtare të dialogut me Serbinë. Situata kërkon që shumica qeverisëse të krijoj një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën. Edhe opozita në Kosovë duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik. Kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partneret tanë strategjike te angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit”.

Deri tani të gjithë zërat politikë me influencë në Shqipëri s’e kanë përkrahur propozimin e Thaçit për këmbim territoresh. (Shih linqet më poshtë). /Realizuar për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Presidenti Meta me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli

http://www.tiranapost.al/dialogu-kosove-serbi-dhimbshem-dhe-delikat-por-shefja-mogherini-po-ben-gjithcka-per-ta-bere-te-lehte/

http://www.tiranapost.al/ruci-ne-takim-veselin-diskutojne-per-kufijte-e-kosoves-duhet-unitet-politik/