• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 22 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Meta – Ramës: O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri!


    Dje Presidenti Meta i premtoi kryeministrit Rama se do t’i japë dekoratën “Urdhëri i Skënderbeut”, nëse çelen negociatat për në BE.

    Ndërsa sot me një status sa në formë batute aq dhe ngacmues, Meta shkruan se do të marrë “Urdhrin Tao-Spiropali” lidhur me deklaratat që këta të dy bënë në Kuvend ndërsa u shprehën për rrëzimin e dekreteve të tij.

    “O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap ‘Urdhrin e Skënderbeut’, ky kërkon vetëm ‘Urdhrin e Tao-Spiropalit’!”, shkruan Meta në Facebook.

    Ky është reagimi i parë i Metës lidhur me rrëzimin e tetë dekreteve të tij, pasi më herët në rrjetet sociale komentoi vetëm zëdhënësi Tedi Blushi./ Tiranapost.al

    PS i rrëzon tetë dekretet Metës në Kuvend, reagon presidenca

    Rama dhe Basha mund të jenë duke u marrë vesh me njëri-tjetrin, Meta thotë nuk është xheloz por lë të kuptojë…

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post