Politikë

Meta publikon një video, por nuk është përgjim as kapje gafil! Bëhet fjalë për një përmbledhje faktesh mbi Dvoranin

Meta publikon një video, por nuk është përgjim as kapje

Presidenti Ilir Meta, siç paralajmëroi pasi doli nga Prokuroria, publikoi në rrjetet sociale videon lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani. Nuk bëhet fjalë për video 'përvëluese' siç është shprehur në disa raste, por një pëmbledhje faktesh mbi shkeljet që presidenti pretendon se i ka kryer Dovrani.

Meta e cilëson shkelje flagrante, mënyrën e dorëzimit të listave të ka ndidatëve për Gjykatën Kushtetuese, që sipas Kushtetutës përcaktohet sipas radhës: Presidenti: Kuvendi: Gjykata e Lartë.

Arsyeja e mongritjes së Gjykatës së Lartë sipas presidentit vjen nga bllokimi i funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi prej dy vitesh.

Në video listohen detyrat që ka KED, mes tyre listimi i anëtarëve të Kushtetueses sipas radhës.

Me Zgjedhjen e Dvoranit, vettingu nuk ishte më kusht, pretendon presidenti dhe në video thuhet se Dvorani, në mungesë të transparencës manipuloi procesin e skualifikimit të disa kandidatëve, mes tyre Marsida Xhaferllarin.  Nga 32 kandidatë, Dvorani sipas Metës në kundërshtim me ligjin la në garë vetëm 6. për katër vakanca, duke shkaktuar emërim të detyruar. Këto presidenti i ka parashtruar edhe më parë.

Shihni videon e plotë si më poshtë./ Tiranapost.al.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/435482380462138/