• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Meta pret zv.Presidentin e PE: Më siguroi mbështetje për anëtarësimin e vendit


    ‘I gëzuar të takoja sot Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e “Lëvizjes 5 Yjet”, z.Fabio Massimo Castaldo, me të cilin ndamë bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë🇦🇱 dhe Italisë🇮🇹. Më siguroi për mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendin tonë në Bashkimin Europian🇪🇺’

    Ky ishte statusi që postoi presidenti Meta pas takimit me Fabios Massimo Castaldo. Presidenti ka postuar foto nga takimi dhe shprehet se Castaldo e siguroi që do japë mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Bashkë me Castaldon, Meta flet për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë./ Tiranapost.al. E.B