Aktualitet Politikë Te gjitha

Meta në Facebook: PS ka plot diplomatë të sprovuar që mund të drejtojnë politikën e jashtme, MEPJ s’është autoshkollë


Vijojnë replikat në distancë mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama. Reagimi i fundit vjen nga Presidenti i cili përmes një statusi në Facebook shkruan:

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.”/ E.D – Copyright Tiranapost.al