• Shqip
  • English
  • E martë, 20 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha

    Meta lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat (për zgjedhjet)


    Kryeministri Rama u përgjigjet Hajdarit dhe deputetëve të tjerë që akuzuan Ramën se kishte urdhëruar zgjedhjen president të Metës. Rama thotë se po të ishte për interesa personale dhe karrigen personale do ishte më i lumtur, duke përdoru fjalinë: Që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat mbi datën e zgjedhjeve.

    Duke e trajtuar si pasojë të kokëfortësisë autoritarizmit , çmendurisë madje edhe një qëllimi të fshehtë djallzor për të provokuar konflikt civil. Një pyetje për të gjithë ata që duan të logjikojnë: Sa të lidhur me interesat e një grushti njerëzish, aq të pandashme nga interesi kombëtar dhe publik sa të kuptueshme aq edhe absurde. Çfarë interesi vetjak personal politik kam unë që të jem kaq i patundshëm që kjo nuk është koha për kompromis, por për fushatë?

    Këto zgjedhje janë vendore. PS qeveris 75% të këtyre bashkive. Mbështetja për mua dhe qeverinë është e palëkundur. Ekonomia goditet, turizmi dëmtohet. Qetësimi i situatës për zhdekretimin e zgjedhjeve duket si gjëja më e lehtë.

    Një dhimbje jo e vogël koke si ecja në këto kushte jo normale kur s’kam asnjë lloj interesi kthehen në pengesë për qetësimin e kësaj situatë dhe asnjë pengesë për këtë qeverisje edhe sikur zgjedhjet të shtyhen në pafundësi. Po të isha i shqetësuar për karrigen time dhe për qeverinë do isha më i lumtur, që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat mbi datën e zgjedhjeve.

    Ja lija fjalën Ilirit, ngrija duart lart dhe u zhduk data e zgjedhjeve dhe dilja si një burrë i urtë. Sikur të isha si dal tek filxhani i fallxhores ose te katrani i qytetarit dixhital shpëtoja dhe unë. Mund të themi edhe nesër se nuk duam zgjedhje lokale dhe vendore sepse kemi sinjale që po vidhen.

    Mirëpo shtetet demokratike kane kushtetuta dhe ligje. Prandaj këto aventura nuk mund të kthehen në vendime politike dhe ky vit kadareian e kthente Shqipërinë në një skenë të Kumarxhiut të Dostojevskit.

    Në cilat depo armatimesh NATO hap dyert për të armatosur shqiptaret kundër njëri tjetrit? I kujt është halli prej muajsh me protesta, populli imagjinar i bashkimit blu me kadrinjtë, punonjësit e bashkisë, të rinjtë me maska që vijnë të ngarkuar dhe urinojnë në derën e kryeministrisë?

    Halli i madh i vërtete që ka zallamahisur Opozitën e dalë në rrugë në orvatjen e dëshpëruar… Pse ne jemi të detyruar ta pranojmë disi djegien me të vogël, zgjedhjen fatale të gabuar, për ta lënë garën zgjedhore me një kandidat. Pse ne do të tërhiqemi nga ky proces në emër të gjithë këtyre arsyeve që në pamje të parë duken të mirëkuptueshme, ne do të merrnin përgjegjësinë historike të pranimit të zgjedhjes më të madhe të mundshme duk i vënë mina shtetit, Nuk ka asgjë që na tund me 30 qershor. / Copyright/ Tiranapost.al. E.B