Aktualitet

Meta: Kushtetuta nuk vendos datë! Ndërkombëtarët e kanë lexuar gabim

Meta: Kushtetuta nuk vendos datë! Ndërkombëtarët e kanë

Duke ditur se në Tiranë qarkullojnë dhe disa modele të ndryshme për Kushtetuan dhe disa janë të përkthyer gabim, isha i detyruar të dilja sot para jush për ata që kanë lexuar një tekst të lexuar keq. Ju bëj me dije se Kushtetuta zyrtare është kjo këtu që po iu tregoj unë. Kushtetuta që nga neni 1 dhe deri në fund nuk përcakton afatin kur zhvillon zgjedhjet, nuk thotë që zhvillon në datë 30 të këtij muaji apo tij, këto i ka Kodi Zgjedhor. Edhe partitë e dinë mirë sa e kanë respektuar. Në disa raste kanë ndryshuar jo Kodin por edhe Kushtetutën brenda një nate. Si shpjegohet se ish-presidentët që kanë shtyrë zgjedhjet nuk janë akuzuar se kanë shkelur Kushtetutën, por kanë bërë zgjedhjen më të mirë për vendin referuar rrethanave.