Aktualitet

Meta ktheu ligjin me ndryshimet në Kodin Penal, Lleshaj: Më mirë që e diskutojmë prapë, burg kush prek policin

Meta ktheu ligjin me ndryshimet në Kodin Penal, Lleshaj: Më mirë

Minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me kthimin e ligjit të Kodit Penal me ndryshimet e propozuara, nga Presidenti Meta, tha se shërben për mirë për të diskutuar sërish çështje me rëndësi, por ndryshimet i konsideron të domosdoshme.

Ai nga Kuvendi tha:

Kthimi i ligjit për diskutim në Kuvend, duhet parë si mundësi e mirë se na bën të diskutojmë për të dytën herë Para disa ditësh isha në Gjermani, dhe na u kërkua të nderonim disa të rënë në vitet 54 për misionin e tyre. Ishin 50 të vrarë.

Tek ne, 224 punonjës të policisë së shtetit kanë dhënë jetën nga 91 deri sot, qindra të tjerë janë gjymtuar, kanosur, në shumë raste autorët kanë mbetur ende të pandëshkuar për shkak të kodit penal dhe vendimeve korruptive. Nuk mund të lejojmë më që policët në Shqipëri të kanosen, gjakosen. Janë disa vepra që do ndëshkohen më rëndë dhe ata që tentojnë në të ardhmen për kanosje duhet të bëjnë llogaritjet për masat e dënimit, nuk ka më gjobë për ata që sulmojnë një polic po dënim deri në pesë 5 vjet, për vepra si goditja apo kanosja. Me këto masa do u sigurojmë policëve mbrojtjen e nevojshme, dhe vijimin e tyre të punës për sigurinë.

Para 97, Shqipëria është mbushur me armë. Një pjesë e madhe që jetojnë sot kanë ngelur pas 97 dhe nuk e dinë realisht, 1.3 milion shqiptar që kanë lindur pas 97, një pjesë e madhe e jona nuk e di çfarë ka ndodhur, ka qenë vit i një tragjedie të rëndë, ndodhi hapja e depove të ushtrisë, depo e armëve dhe me këto armë u vranë rreth 224 policë, 99 qytetarë, u trafikuan armë në vende të tjera duke mbështetur krimin e organizuar. Gjatë këtij viti janë kapur 900 armë, një vit më parë 1000 armë, dënimet më parë kanë qenë simbolike, por këto armë janë përdorur për krim, ndaj duhej ndryshimi, të gjithë qytetarët me armë pa leje do dënohen nga 5 vjet deri në 15 vjet, në rast se përsëritet. Është e domosdoshme ndryshimi i ligjit./ Tiranapost.al. E.B