Aktualitet

Meta i kthen sërish kërkesën për autorizim Ditmir Bushatit. Lajmin e jep Ora News

Presidenti Ilir Meta nuk ia ka dhënë sërish autorizimin e tij Ministrisë së Jashtme për të hyrë në biseda teknike me Greqinë për të negociuar kufirin detar. Lajmin e ka bërë të ditur Ilva Tare gjatë edicionit qendror të lajmeve në Ora News.

Ilva Tare: Sipas burimeve të besueshme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sërish kërkesën e ministrit Bushati. Kërkesa është kthyer sërish se nuk ka informacionin e plotë rreth bisedimeve të bëra deri më tani, si dhe nuk ka një strategji. Janë 9 faqe letër.