Aktualitet Te gjitha

Meta kthen edhe njëherë ligjin për Teatrin


Presdenti Ilir Meta ka rikthyer edhe njëherë për rishqyrtin ligjin për Teatrin. Në dekretin e publikuar sot Meta bën me dije se ndryshimet në ligj nuk ofrojnë asnjë zgjidhje për problemet që janë hasur, sipas tij.

Disa nga pikat pse Presidenti ka kthyer për herë të dytë ligjin për Teatrin:

“Ky ligj nuk ka arritur të zgjidhë në thelb asnjë prej 9 (nëntë) çështjeve dhe problematikave kushtetuese dhe ligjore të evidentuara në dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10849, datë 27.07.2018, edhe pse ky dekret rezulton të jetë miratuar në tërësi nga Kuvendi.”

“Kuvendi megjithëse është përpjekur që të plotësojë vetëm 1 (një) prej konstatimeve kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe që kishte të bënte me trajtimin preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat, sërish edhe me ligjin e ri të miratuar, Kuvendi rezulton se nuk ka arritur ta zgjidhë edhe këtë çështje.”

“Ligji i ri nr. 37, dt 20.09.2018, paraqet sërish probleme kushtetuese, pasi edhe pse në pamje të parë ai duket sikur ka zgjidhur problematikën e konstatuar, në thelb dispozitat e tij përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë, por përkundrazi, sërish konstatohet një trajtim preferencial që kufizon pjesëmarrjen në garë.”

“Këto konstatime e bëjnë këtë ligj të bjerë sërish ndesh me zbatimin e parimeve kushtetuese të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, duke cenuar funksionimin e vet shtetit të së drejtës. 
Në këtë mënyrë në tërësi ligji i ri nr.37, datë 20.09.2018, paraqet të njëjtat probleme kushtetuese të evidentuara nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij, duke e bërë atë të padekretueshëm për shpallje.

1. Së pari, veprimtaria parlamentare e zhvilluar për miratimin e ligjit të ri nr.37, datë 20.09.2018, ka shmangur sërish zbatimin e parimeve kushtetuese. Kuvendi nuk ka shqyrtuar 8 (tetë) nga 9 arsyet e dhëna nga Presidenti i Republikës në dekretin nr. 10 849, dt 27.07.2018, duke shmagur kështu zgjidhjen e çështjes dhe duke krijuar sërish një normë të re ligjore antikushtetuese.”

Dekretin e Presidentit e lexoni të plotë në këtë link: http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-37-2018-date-20-09-2018-arsyet-e-kthimit-te-ligjit/

Teatri aktual
Projekti i Teatrit të ri