• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Meta komenton komisionerët e Venecias


    Presidenti Meta pati një takim me delegacionin e Venecias, të mbërritur nga dje në Tiranë me kërkesë të Kuvendit për një opinionin për Komisionin Hetimor, të ngritur për shkarkimin e kreut të shtetit. Meta i cilëson si mysafir të nderuar, ndërsa tregon se në një dokument që do publikohet të hënën në faqen e Presidencës do të paraqitet e gjithë situata deri në dekretin e tij për anulimin e 30 qershorit.

    “Patëm mysafirë të nderuar me të cilët pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë. Jam këtu të jap disa konsiderata për Komisionin e Venecias, falënderoj Kuvendin për respektin dhe besimin që tregon ndaj Venecias dhe të bëj të ditur se bashkëpunimi i presidentit me Venecian do të jetë i shkëlqyer dhe transparent. Kam shprehur gatishmëri për të qenë prezent edhe më 11 tetor, për të qenë i hapur ndaj çdo pyetje të anëtarëve të komisionit të Venezias për çështjen në fjalë”./ Tiranapost.al

    ‘Venecia’: Kemi ide të qarta nëse Meta ka shkelur Kushtetutën, Manja: Objektivitet maksimal për çështjen

    Meta me Delegacionin e Venecias ‘gjen fajtorët’: Shqipëria nuk do ishte kurrë në këtë situatë nëse…

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690