• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Meta kërkon dialog për Astirin


    Numri i të lënduarve nga protesta e Astirit ka shkuar në 13, mes tyre banorë, militantë të PD, por edhe policë. Në spitalin e Traumës sapo është dërguar edhe një grua. Sipas policisë deri më tani janë të plagosur 5 efektivë nga FNSH, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme. Ndërsa banorë janë tetë.

    Për situatën, ku policia bën thirrje për banorët të distancohen nga dhuna, ka reaguar edhe presidenti Meta. Me një status në Facebook Meta bën thirrje për dialog mes palëve. 

    Statusi i presidentit: 

    E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
    Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

    Banorët u përplasën me policinë pas nisjes së aksionit nga IKMT për prishen e ndërtesave, për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re, me 25 familje që janë kompensuar deri më tani. Në Astir ndodhen edhe figura të PD, mes tyre Klevis Balliu, dhe në mëngjes ish deputetja Pampuri e cila bëri një deklaratë të rëndë, se kishte vdekur një viktimë, por lajmi rezultoi i pavërtetë./ Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post