Aktualitet

Meta ironizon stadiumin e ri: Mos ia ndryshojnë emrin dhe vendit për arsye komerciale

Meta ironizon stadiumin e ri: Mos ia ndryshojnë emrin dhe vendit për

Me përfundimin e ndeshjes Shqipëri-Francë, kreu i shtetit kishte një urim për tifozët për mënyrën sesi mbështetën kuqezinjtë, ndërsa ironizon edhe emrin e stadiumit të ri, “Air Albania”.

Ilir Meta shkruan se është kjo arsyeja pse ai nuk ishte prezent në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen, por shprehet se do ta vizitojë në të ardhmen.

“Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t'i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale”, shkruan Presidenti në statusin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur tifoza Kuq e Zi!

Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: "Do shkojmë në Qemal Stafa!"

Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t'i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.

Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në "Qemal Stafa" për mëse shtatë dekada!/ Tiranapost.al