Aktualitet

Meta i thotë ‘po’ propozimit të Ramës/ Arben Ahmetaj nga sot ministër Shteti për Rindërtimin

Meta i thotë ‘po’ propozimit të Ramës/ Arben Ahmetaj

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar në moment propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Arben Ahmetajt si ministër Shteti për Programin e Rindërtimit. Ky dekretim duket dhe si një ‘flamur i bardhë’ për krizën institucionale të muajve të fundit mes Presidencës dhe Kryeministrinë, ndërsa i bashkon kauza për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit", shkroi Rama lidhur me propozimin për Ahmetajn.

Pas tij reagoi edhe Presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi:

"Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin".

/Tiranapost.al