Aktualitet

Meta i përgjigjet Ramës dhe Soreca-s përmes zëdhënësit me një refren të Enver Hoxhës

Meta i përgjigjet Ramës dhe Soreca-s përmes

Presidenti Ilir Meta ka një përgjigje për kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, pas deklaratës së tij ku kritikoi reformën në drejtësi.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehura dje nga Ambasadori i BE-së dhe Kryeministri Rama për reformën në drejtësi sqaron se:

"Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit. Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor".

Një ditë më parë Meta tha se nëse reforma në drejtësi do kishte sukses, vendi nuk do ishte asnjë minutë pa gjykatë Kushtetuese. Kritika dha edhe për Euralius që sipas Metës nuk çon në përgjigje kur kërkohet për angazhim, sipas Metës për shkak të porosive politike./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/per-here-te-pare-meta-flet-hapur-me-tone-te-ashpra-per-mungesen-e-kushtetueses-peshqit-e-medhenj/