• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Meta: I kam dërguar letër OSBE për krizën, Spiropali: Export-Import Kafeje Qamili shpk


    Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali i përgjigjet presidentit Meta i cili pak më parë deklaroi se ka formalizuar letrën drejtuar OSBE për të negociuar me forcat politike në vend për arritjen e një zgjidhje sa më të shpejtë në ditët që vijnë pëer të zgjidhur krizën politike dhe duke e informuar se çfarë në çfarë situate politike jemi aktualisht sot.  Pëmes një postimi në Twitter, Spiropali shprehet se me atë letër, Meta thjesht ka pranuar se nuk është më as mbi palët as mes palëve, por udhëheqës i njërës palë.

    Reagimi i plotë:

    Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes paleve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes paleve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat: Export-Import Kafeje Qamili shpk. / Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Meta: Zgjedhjet e 13 tetorit nuk zgjidhin gjithçka, por Rama të heqë dorë nga presionet për të penguar zbatimin e dekretit tim

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690