• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Meta: Kush do zgjidhje për Shqipërinë pritet në Presidencë. Kryeministrin e pres të dialogoj për 13 tetorin


    Meta: Kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin dhe doja ta siguroja atë dhe të gjithë se e vetmja datë ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi të ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për shqiptarët, është 17-18 tetori, që do të vendoset për çeljen ose jo të negociatave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

    Të gjithë ne e kemi të qartë tani se me mik shumë të fortë vendimin për në qershor e shtymë për në tetor, për në vjeshtë, dhe është e domosdoshme të jemi të përgjegjshëm dhe të sinqertë para shqiptarëve, të paktën unë si president, por edhe zoti Rama si kryetar i qeverisë, natyrisht edhe zoti Basha si kryetar i opozitës. Se nëse përpara 17-18 tetorit, nuk do të arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore, dhe të gjejmë formulë për kapërcimin e kësaj krize, provomi i vjeshtës është i pakalueshëm. Në vend ta kishim gjetur këtë zgjidhje që në momentin e parë kur shfuqizova 30 qershorin, të paktën të mos humbasin asnjë sekondë nga sot e në vazhdim sepse 17-18 do iki e do vi 19 tetori, dhe shqiptarët në 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikimet  askujt për të zhvilluar ping-pongun e radhës së fajit. Është e qartë se e vetmja datë ku nuk ndikoj dot është 17-18 tetori. Jam fleksibël, meqënëse zotit Rama mund t’i ketë dalë ters në filxhan 13 tetori, që ta shikoj 13 tetorin, por përpara 17-18 tetorit. Unë po e pres me shumë durim por edhe me shpresë për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme se përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero, veçanërisht ata që kanë punuar me përkushtim për të gatuar këtë rrëmujë në Shqipëri.

    Gazetarët e pyesin:

    Rrëzimi i vendimit të Gjykatës së Durrësit

    Meta:  Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është një demonstrim i anës ligjore, në vendin tonë, rezultat i mungesës së respektit për kushtetutën, i keqzbatimit të qëllimshëm dhe të njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese që u arritën me konsensus. Kjo gjë u demonstrua në momentin kur në kuvend u shpall i paligjshëm dekreti i presidentit, dhe u regjistrua organizata socialiste n KQZ dhe iu bë presion Kolegjit Zgjedhor për çështjen e Idajet Beqirit. Nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, zgjedhje shtetërore kushtetuese ligjore në 30 qershor. Të gjitha këto manovra përpjekje e qoka shkojnë kundër standardit ndërkombëtar. Unë jam i gatshëm të pres kryeministrin në zyrë dhe të negociojmë për 13 tetorin, por duhet të jetë para 17-18 tetorit.

    -Do merrni pjesë në Komisionin Hetimor si i ftuar për një dëgjesë, aty ku do vendoset për shkarkimin tuaj? 

    Meta: Nuk kam asnjë shqetësim për komisionet hetimore, për gjykatat apo ndonjë sistem drejtësie që të gjykon lëvizjet e mia. I vetmi shqetësim i imi është 19 tetori, ç’fare do u themi shqiptarëve, se e kishte fajin Luli dhe Mona? Nuk i fshiheni dot përgjegjësisë para shqiptarëve. Shqipëria ka qenë para Kroacisë aplikuese për negociatat me BE: Ku është Kroacia Sot? Kush do zgjidhje mirëpritet në presidencë.

    -Takimet me Bashën, a jeni i bindur se futet në zgjedhje me 13 tetor? 

    Meta: Në momentin që shkohet në zgjedhje të ligjshme është detyra ime të ftoj që qeveria të japë garanci që zgjedhjet të jenë të lira të ndershme ashtu sikurse opozita duhet të ketë përgjegjësi të marrë pjesë në këto procese, nëse opozita nuk dëshiron atëherë kjo.. ose pozita, jam i sigurt se do krijohen forca të tjera politike dhe do regjistrohen në kohë. Deklarata e kryeministrit Meta nga Xhafzotaj./ Tiranapost.al. E.B

    Për integrimin e vendit jam gati të ulem në tryezë për dialog, por nuk preket mandati ynë, pra zgjedhjet e përgjithshme në 2021

    Edi Rama nuk lëshon pe: Nuk e njoh 13 tetorin, zgjedhjet u bënë në 30 qershor

    Rama për votën e 30 qershorit: Duhet lexuar! Pra pranon se jo çdo gjë shkon fjollë në PS