• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha

    Meta emëroi Besnik Muçin gjyqtar të Kushtetueses, por çfarë ndodh nëse Vettingu e shkarkon


    Pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, u hodh dhe hapi i parë, Presidenti Meta dekretoi Besnik Muçin, pasi rezultoi se ishte i vetmi që kishte mbaruar shkollën e Magjistraturës, ndërsa kujtojmë se lista me pikëzimin e kandidatëve i është vënë në dispozicion që në datën 8 tetor nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Metës iu dorëzua fillimisht lista me katër emra të kandidatëve.

    Por kjo përzgjedhje e presidentit mund të vihet në rrezik, pasi pritet shkalla e dytë e Vettingut për të dhe nuk dihet nëse do kalojë apo jo. Në mbledhjet e para të KED-së si Presidenca dhe Kuvendi i kishin kërkuar institucionit të drejtuar nga Ardian Dvorani, që të përzgjidhte vetëm emra që kishin kaluar të 2 hallkat e vettingut. Por sipas rregullores së KED, mjaftonte vetëm miratimi i KPK që personi të vazhdonte garën në institucionet ku kishte aplikuar.

    Në pritje të vendimit final për prokurorin Besnik Muçi, çfarë ndodh me Gjykatën Kushtetuese, nëse mund të shkarkohet nga Vettingu?

    Kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese do të detyrohet që të shpallë vakancën, ndërsa presidenti të përzgjedhë mes kandidaturave të reja që KED do të duhet t’i përcjellë pas rihapjes së garës.

    Por kush është Besnik Muçi?

    Besnik Muçi është garues edhe për vendet bosh të Gjykatës Kushtetuese që do të përzgjedhë Kuvendi me 3/5 e votave nga listat që janë vënë në dispozicion nga KED. Por nuk është i vetmi Besnik Muçi. Kjo e detyron Kuvendin dhe Presidencën që të koordinohen mirë mes tyre para se përzgjedhin anëtarët. Kështu institucionet kanë 30 ditë kohë që të plotësojnë vakancat që Gjykata Kushtetuese të nisë funksionimin./ Tiranapost.al E.B

    Meta emëron Besnik Muçin gjyqtar të Kushtetueses

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post