Aktualitet

Meta e shpall ‘non grata’ Borchardt! Balla për News 24: Degradim i presidentit

Meta e shpall ‘non grata’ Borchardt! Balla për News 24:

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” u pyet sesi e komenton ai faktin që presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpallur non grata ambasadorin e OSBE, Bernd Borchardt.

Balla tha se Borchardt ka një histori të gjatë në Shqipëri, ndërsa shton se e gjitha është në vazhdë të sjelljes së njohur tashmë të presidentit të vendit. Ai shtoi se i vjen keq për degradimin e presidentit Meta.

Është një keqardhje e madhe për degradimin e sjelljes institucionale të presidentit, qoftë për atë që po bën, qoftë në marrëdhënie me Kushtetutën. Ambasadorin e një vendi nuk e zgjedhim ne, e zgjedh vendi përkatës.

A, po ka pasur një rast Shqipëria, kur ambasadori iranian u largua për shkaqe që dihen. Por, kjo sjellje e presidentit ka të bëjë me vazhdimin e sjelljes së tij në mbrojtje të opozitës. Kjo sjellje është për të ardhur keq, aq më tepër që Shqipëria vitin tjetër presidencën e OSBE-së”, tha Balla. Burimi: BalkanWeb