Politikë

Meta thërret për takim partitë që braktisën Kuvendin. Hajdari: Të ndalojë kjo lojë e shëmtuar politike

Meta thërret për takim partitë që braktisën Kuvendin.

Pas takimit që pati me demokraten Rudina Hajdari, Presidenti Ilir Meta njofton se do të takojë të gjithë kryetarët e partive jo parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt të 2019.

"Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera iniciativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!" thuhej në deklaratën e zëdhënësit Tedi Blushi, ndërsa më pas u publikua dhe letra e dërguar nga Meta. 

Presidenti i drejtohet Bashës duke i thënë se e fton atë dhe të gjithë kryetarët e Opozitës së Bashkuar në një takim, që do të mbahet sa më shpejt para ditës së mërkurë.

https://www.docdroid.net/yyAPQlF/shkresa-per-takim-bashes-dhe-opozites-se-bashkuar.docx

Më herët Rudina Hajdari u prit sot në takim nga Presidenti Meta, pas së cilës bëri edhe një deklaratë:

Ky qëndrim vjen një ditë pasi Meta kallëzoi penalisht kreun e KED, si përgjegjës për ngërçin që u krijua për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese./ Tiranapost.al