Politikë

Meta dekreton dy ligje: Ndryshime të vonuara, nuk ka më tolerime

Meta dekreton dy ligje: Ndryshime të vonuara, nuk ka më tolerime

Kreu i shtetit, Ilir Meta, dekretoi dy ligje të miratuara nga Kuvendi. Në një njoftim nga Presidenca bëhet me dije se Meta ka dekretuar ligjin “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”.

Për ligjin e parë, Meta bën thirrje që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, apo organet e tjera të sistemit të drejtësisë bëjnë çmos që i gjithë sistemi gjyqësor dhe ai i Prokurorisë të funksionojnë në mënyrën e duhur.

“Edhe pse Kuvendi   i   Shqipërisë   ka   realizuar   ndryshimet   e domosdoshme  në  ligjin nr.  96/2016 në  një  kohë  të  vonuar,konkretisht  pas  më  shumë  se 2 vjet nga  momenti  i  vendimit  të Gjykatës  Kushtetuese  (prill  2017),  sërish  Presidenti  i  Republikës  i mirëpret  këto  ndryshime  ligjore  dhe  për  këto  arsye  me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, ka vendosur shpalljen  dhe miratimin e këtij ligji. Organet  respektive nuk duhet të  tolerojnë asnjë sjellje apo fenomen negativ brenda sistemit të drejtësisë dhe duhet të marrin sa më shpejt të gjitha masat e nevojshme që sistemi gjyqësor të jetë funksional dhe në shërbim të qytetarëve”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës.

Ligji dytë lidhet me nismën e ligjvënëse, që u krijon mundësi qytetarëve që të dërgojnë në Kuvend propozime të ligjeve për miratim nëse mbledhin 20 mijë firma./ Tiranapost.al

https://www.docdroid.net/pSSahUJ/njoftim-1-shpallje-ligji.docx