• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    “Mësuesi nisi të më shkruante në Facebook!” 16-vjeçarja nga Kosova rrëfen si u abuzua nga profesori dhe polici


    16-vjeçarja nga Drenasi, e cila u abuzua seksualisht nga mësuesi dhe efektivi i policisë, rrëfen sesi nisi historia tronditëse.

    Në një intervistë për “Insajder”, 16-vjeçarja tregon se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy abuzuesit, pasi i kishin bërë shantazh.

    Adoleshentja tregon se të dy e kishin kërcënuar me vrasje dhe fakti që kishte vetëm një vëlla, e kishte frikësuar se mos i bënin keq atij. Kjo ishte arsyeja që pranoi të abuzohej nga mësuesi, i cili kishte nisur ta ngacmonte nëpërmjet rrjeteve sociale.

    Ngjarja e rëndë tronditi të gjithë opinionin publik shqiptar, ndërsa sot nisën protestat në mbështetje të vajzave dhe grave që abuzohen dhe dhunohen./Tiranapost.al