• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Messi sportisti më i paguar në botë


    Lionel Messi ishte atleti më i paguar në botë gjatë vitit të kaluar, njoftoi Forbes.

    Mesfushori i Barcelonës dhe Argjentinës, Messi hodhi nga froni boksierin Floyd Mayweather si sportisti më i paguar në botë, duke arritur një pasuri prej 127 milionë dollarë.

    Gjithashtu Messi është para rivalit të tij Cristiano Ronaldo. Ylli portugez, mbante vendin e dytë me fitime prej 109 milionë dollarësh.

    Sulmuesi i Brazilit dhe Paris Saint-Germain, Neymar përfundoi në vendin e tretë me pasuri 105 milionë dollarë.

    Ndërsa vendin e katërt e zuri ylli i boksit Saul “Canelo” Alvarez me 94 milionë dollarë. /XH.K